Penetration Test dhe Red Teaming

Testime për infrastrukturë, web, mobile dhe cloud, me raport teknik dhe ekzekutiv.

Kërko një vlerësim fillestar

Një Penetration Test simulon sulme reale për të gjetur dobësitë përpara se t'i gjejë dikush tjetër. Testojmë infrastrukturën, aplikacionet web dhe mobile, mjediset cloud dhe sistemet IT/OT.

Çdo gjetje dokumentohet me nivelin e rrezikut, mënyrën e riprodhimit dhe rekomandimin për rregullim. Pasi të rregulloni dobësitë, i ritestojmë për të konfirmuar mbylljen.

Çfarë përfshin

  • Testim i infrastrukturës së jashtme dhe të brendshme
  • Testim i aplikacioneve web dhe API-ve sipas OWASP
  • Testim i aplikacioneve mobile
  • Vlerësim i konfigurimit dhe sigurisë në cloud
  • Testim i mjediseve IT/OT
  • Red Teaming: simulim sulmesh mbi njerëz, procese dhe teknologji
  • Rivlerësim pas rregullimit të dobësive

Pyetje të shpeshta

Penetration Test dhe Red Teaming

A ndikon testimi në sistemet në prodhim?

Testimi planifikohet që të mos e ndërpresë punën. Fushëveprimi, oraret dhe kufizimet dakordësohen me shkrim përpara fillimit, dhe testet me rrezik më të lartë bëhen vetëm me miratimin tuaj.

Cili është ndryshimi mes një skanimi dobësish dhe një Penetration Test?

Skanimi është automatik dhe liston dobësi të mundshme. Në një Penetration Test, specialistët përpiqen t'i shfrytëzojnë ato si një sulmues real, për të treguar çfarë mund të arrihet në praktikë.

Sa shpesh duhet bërë një Penetration Test?

Zakonisht një herë në vit dhe pas ndryshimeve të mëdha në sisteme ose aplikacione. Disa standarde dhe rregullatorë kanë kërkesat e tyre për shpeshtësinë.

Le të flasim për angazhimin tuaj të radhës.

Na tregoni për angazhimin tuaj — zakonisht përgjigjemi brenda një dite pune.

WhatsApp +355 69 522 4573